Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë, ne vetëm kemi fituar

Stivi Frashëri, portier i Ballkanit, foli në kokën lart në fund të takimit të humbur përballë Slavias së Pragës, që shuan çdo shpresë të kampiones së Kosovës për t’u kualifikuar.

“Të themi të drejtën, Slavia ishte kundërshtari më i fortë i grupit. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë.”

Frashëri thekson se Ballkani vetëm ka fituar nga kjo përvojë e bukur në Conference League.

“Të jemi realistë, besoj që Ballkani vetëm ka fituar edhe në ndeshjet që i kemi humbur. Kemi fituar përvojë. Asnjë ekip i vendin tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë.”

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...