Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Frashëri: Ecuria me Kukësin do të tregojë se kush jam

Një nga protagonistët e Kukësit në këtë ecuri pozitive të javëve të fundit është edhe portieri Stivi Frashëri, i cili në “Gol pas Goli” dha opinionin e tij për dy fazat e para të verilindorëve.

“Më vjen mirë që ndihmova ekipin në këto momente pozitive. Jemi grup i konsoliduar. Ndeshja pa spektatorë ka momente kur lojtarët janë pasivë. Duhet të fokusohemi më shumë dhe nuk duhet të lejojmë që në ndeshje të tilla të krijohet panik”.

Përshtatja: Moduli luan rolin e vet. Ne ishim një ekip me lojtarë të rinj dhe donin kohë të përshtateshim. Kemi bërë mirë këto 7 javë. Vetë shokët e mi ndihen mirë në pozicionet ku luajnë. Patëm problem në rezultatet në fillim,  nuk morëm ato të prisnim. Të shpresojmë që në fazën e tretë dhe të katër të marrim kryesimin e pse jo të shpallemi kampion.

Sezoni i revanshit? Shpresoj që ky të jetë sezon i revanshit. Ka disa ekipe ku portieri nuk mund të përshtatet dhe nuk mund ta gjejë veten. Te Tirana nuk u përshtata, shpresoj që koha ta  tregojë potencialin tim dhe kush jam unë në të vërtetë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...