Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Frashëri me “petkun” e “Ish”-it: Ndaj Kamzës për fitoren e parë të vitit, duam Europën

Kanë kaluar vetëm 3 javë dhe fati e vendos menjëherë përballë së shkuarës. Erlis Frashëri të dielën do të ketë si kundërshtar ata futbollistë që deri para një muaji i kishte shokë skuadre, me të cilët përjetoj shumë beteja.

Plot 3 vite qëndroi korçari tek Kamza, ndaj edhe pse është një sfidë e veçantë 31-vjeçari është i përqendruar për të bërë më të mirën për Teutën dhe interesi i skuadrës aktuale është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

“Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht. Unë kam kaluar shumë mirë te Kamza, por tani jam te Teuta dhe shpresoj të rikthehemi te fitorja, pasi kemi marrë vetëm barazime në dy takimet e para”, deklaroi mbrojtësi korçar i Teutës.

Dy ndeshje dhe asnjë fitore në kampionat, në vitin 2019 për “djemtë e detit”, ndërsa ndenja e zhgënjimit është e pranishme edhe tek mbrojtësi, i cili pretendon kthesën nga skuadra e tij.

“Jemi shumë të zhgënjyer, pasi kemi bërë edhe lojë të mirë, Na ka mbetur peng që nuk fituam dot ndaj Flamurtarit, pasi bëmë një lojë vërtetë të mirë, por edhe me Tiranën luajtëm mirë në pjesën e dytë”, deklaroi mbrojtësi i Teutës.

Kundër Flamurtarit u dallua se i duhej një kohë përshtatjeje, ndërsa përballë Tiranës ishte pikërisht Frashëri që dhuroi pasimin në golin e Prognit dhe ambientimi ka marrë rrjedhën e duhur për të.

“Që kur kam ardhur në fillim te Teuta, jam ndjerë shumë mirë,. Në ndeshjen e parë nuk isha në maksimumin tim, por nga ndeshja me Tiranën jam ambientuar më mirë dhe do të tregoj maksimumin tim”, tha Frashëri.

Renditja thotë Europë dhe ky mbetet objektivi, megjithatë ëndrra titull nuk është zhdukur plotësisht te skuadra durrsake, veçanërisht pas merkatos së bujshme të janarit.

“Duke parë se ku jemi në këto momente, objektivi ynë mbetet një vend në zonën Europiane, por normalisht që ëndrrat lejohen dhe ne jemi gati të japim maksimumin, duke shpresuar që të gabojnë edhe kundërshtarët dhe të synojmë më shumë”, tha mbrojtësi Erlis Frashëri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...