Davide Frattesi i jep fitoren e parë Luciano Spallettit në stolin e Italisë, pasi shënoi dy herë në “San Siro” ndaj Ukrainës, duke vulosur suksesin 2-1 të “të kaltërve”.
Mesfushori i Interit luajti titullar dhe shënoi dy herë brenda 30 minutave, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Italisë, ndërsa Ukraina rihapi takimin me Yarmolenkon në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të shmangë humbjen.
Kjo ishte një fitore e detyruar për Italinë, që ka komplikuar rrugëtimin në këto eliminatore, megjithatë pas tri pikëve të sotme është ngjitur në vendi ne dytë, në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut.
Lexo edhe:
- Southgate: Kyle Walker ndoshta s’do ta pëlqejë këtë që po ju them
- Shqipëri U21 – Rumani U21/ “Shpresat” me misionin tri pikë dhe për të shkruar historinë
- Transferta rumune, Kosova luan shansin e fundit për Europianin
- VIDEO/ Portugali perfekte, triumfon 9-0 dhe “blindon” kreun
Kjo e fundit ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Maltës, falë golave të Eljif Elmas dhe Manev, të dy të asistuar nga mesfushori shqiptar Enis Bardhi.
Spanja realizoi një tjetër goleadë, këtë herë ndaj Qipros, pasi triumfoi me rezultatin tenistik 6-0. Zvicra u rikthye te fitorja, teksa pas barazimit 2-2 me Kosovën, mposhti Andorrën 3-0.
Itten hapi serinë e golave në fillim të pjesës së dytë me asist të Xhakës, ndërsa më pas ishte vetë kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe Xherdan Shaqiri që shënuan për të kompletuar suksesin 3-0.
Rigjen kënaqësinë e golave të shënuar edhe Romelu Lukaku, që dërgoi topin në rrjetë dy herë në fitoren 5-0 të Belgjikës ndaj Estonisë. Shënoi dy herë edhe Arnautovic, në transfertën ndaj Suedisë, duke i dhënë fitoren 1-3 Austrisë.
Rezultatet:
