Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Fraza e Unikkatilit dhe thirrja për tifozët, Ballistët: Shkëndija më shumë se një klub!

Ballistët, tifogrupi që mbështet Shkëndijën e Tetovës, kanë bërë një reagim të shkurtër në lidhje me skenat e turpshme të ndodhura në duelin e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e nëntë, por goli i Shkëndijës nuk u prit mirë nga pjesëtarë të Shvercerave, grupimi që mbështet kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

VIDEO/ Plas sherri në derbin shqiptar, Shvercerat sulmojnë lojtarët e Shkëndijës

Ultrasit kryeqytetas sulmuan lojtarët e ekipit mik, fusha u përfshi nga skena të frikshme, ndërkohë që nuk mungoi zbarkimi i forcave speciale për të rikthyer qetësinë në vend.

Ndeshja u ndërpre dhe është marrë vendimi zyrtar që të mos vazhdojë, teksa “Ballistët” shkruajnë këto radhë në faqen e tyre zyrtare:

100 ZOGJ PULASH KUNDËR 1 LUANI !!! PËR 30 MINUTA NISEMI ME VETURA PRIVATE DHE TAKOHEMI TEK PIKPAGESA E ZHELINËS !!!

TI PRESIM DJEMT E SHARRIT MASOVIKISHT!!! SHKËNDIJA MË SHUMË SE NJË KLUB !!!”, lexohet në postimin e Ballistëve, të cilët kanë zgjedhur një frazë të artistit dhe poetit të dashur Unikkatil (Viktor Paloka) dhe në të njëjtën kohë ftojnë anëtarët dhe tifozët tetovarë të dalin të presin lojtarët e ekipit të zemrës.

 

Skenat e ndodhura në ndeshjen mes dy skuadrave më të forta shqiptare të Maqedonisë së Veriut, janë kthyer virale në rrjetet sociale. Dy tifozeritë kanë inate të vjetra, por ajo që ndodhi sot kaloi çdo limit, ishte e dhimbshme të shihej dhe nuk justifikohet aspak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...