Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fraza fyese, gazetari kroat u kërkon falje shqiptarëve

“Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”. Një frazë që krijoi një furtunë të vërtetë mediatike në Kroaci. Ishte gazetari i televizionit HRT, Stjepan Balog ai që adresoi fjalinë deri diku fyese në adresë të shqiptarëve gjatë ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu, por një gjë e tillë nuk kaloi pa bërë zhurmë në Kroaci por edhe më gjerë. Faqja e internetit, “tportal.hr” e cilësoi si shovinizëm këtë qëndrim të gazetarit. Kjo frazë madje nuk kaloi pa u vënë re edhe në vendin tonë, ndërsa klubi i Skënderbeut priti një reagim zyrtar të vetë gazetarit që ka bërë një hap pas duke kërkuar publikisht falje. Klubi korçar bën me dije se në selinë e bardhekuqve ka mbërritur një letër e frmsuyr nga gazetari i televizionit HRT.

Sipas klubit korçar, Z. Balog kërkon falje klubit dhe gjithë Shqiptarëve të prekur nga fjala e tij, por sipas Balog asnjë moment nuk ka dashur të ofendojë popullin tonë e më tepër të ndikojë në mardhënien e mirë mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mes të tjerash, Balog e pranon se ka marrë mesazhe të shumta nga shqiptarët për komentin e tij por ai shton se nuk ka pasur qëllim fyerjen e popullit shqiptar. “I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që  një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë. Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare”, nënvizon gazetari kroat në letrën adresuar jo vetëm Skënderbeut por gjithë shqiptarëve.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....