Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fred, blerja e parë e Manchester United

Manchester United çel merkaton tashmë me goditjen e parë prej miliona euroshe të realizuar. Djajtë e Kuq hapën arkat duke shpenzuar plot 60 milionë euro për lojtarin e Shakthar Donetsk, brazilianin Fred. Mesfushori 25-vjeçar ka mbërritur në Angli në qëndrën sportive të Djajve të Kuq për të kryer të gjitha vizitat mjekësore. Në këtë mënyrë tekniku portugez Mourinho e nisi merkaton verore me blerjen klasike, të shtrenjtë dhe me kualitet. Klubi anglez pritet të konfirmojë në mënyrë zyrtare lajmin e transferimit të parë që do të vijë mënjeherë pas përgjigjeve të analizave, një procedurë rutinore. Mesfushori i lindur ne Belo Horizonte është njëherazi pjesë e formacionit të kombëtares braziliane në Botërorin e Rusisë. Fred ka qënë pjesë e klubit ukrahinas të Shaktharit që nga viti 2013 dhe me energjinë e tij Mourinho ka nisur kështu projektin e përforcimit të skuadrës për sezonin e ri, në të cilin United do të tentojë të vijë me një tjetër dimension.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...