Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fred del hapur kundër strategjisë së klubit: Situatë e çuditshme, s’kemi plan afatgjatë

Situata te Manchester United nuk është e qetë, pavarësisht dy fitoreve të fundit në Premier League. Mesfushori brazilian i “Djajve të Kuq”, nuk heziton të thotë se është e çuditshme të kesh një trajner të përkohshëm si Ralf Rangnick, madje e ka kritikuar klubin për moshartimin e një plani afatgjatë.

Fred ka ngritur në pikëpyetje mbi vendimin e drejtuesve për emërimin e trajnerit trajnerit gjerman për një kohë të shkurtër, deri në fund të sezonit, dhe beson se mungesa e planifikimit të Man. United e ka lënë skuadrën në errësirë.

“Është pak e çuditshme. E di që në futboll është e rëndësishme të arrish rezultate të mira sa më shpejt të jetë e mundur, por është gjithashtu e rëndësishme të kesh një plan afatgjatë. Mendoj se është pak keq që ne të mos kemi e kemi nj plan të tillë. Për momentin, gjithçka ka të bëjë me qëllimet afatshkurtra. Nuk e dimë se si do të jetë pas përfundimit të këtij sezoni”.

United nuk ka fituar trofe prej pesë vitesh dhe ka mbërrin në sfidën me Atleticon e Madridit në fazën e 1/8-ave të Championsin me vetëm dy fitore në 12 përballjet e fundit me eliminim direkt në këtë kompeticion.

Rekordi i “Djajve të Kuq” si vizitorë ndaj skuadrave spanjolle në Champions është edhe më i keq: tri fitore në 22 ndeshje, për të mos përmendur humbjen e sezonit të kaluar në finalen e Europa League, ndaj Villarrealit, në Gdansk.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...