Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Freiburg ndalon vendosjen e logos së tij, në krah të asaj të Leipzig

Freiburg dhe Leipzig do të luajnë finalen e Kupës së Gjermanisë më 21 maj dhe bëhet fjalë për një sfidë mjaft të rëndësishme, pasi asnjë prej tyre nuk ka arriturbta fitojë këtë trofe.

Megjithatë ndeshja mes dy klubeve ka nisur më herët, pasi drejtuesit e Freiburg kanë dërguar një letër në Federatën Gjermanë, ku urdhërojnë përdorimin e logos së tyre krahas asaj të RB Leipzig, në materialet zyrtare si shaje, etj., të destinuara për t’u shitur te tifozët.

Kjo pasi Freiburg është një klub 100% popullor, pa aksionerë të mëdhenj, ndërsa Leipzig shfaqet si një model tërësisht ndryshe, një investim i gjigantëve austriakë të Red Bull, të cilët kanë ngritur me prepotencë klubin në nivele të larta.

Kujtojmë që fanellën e Freiburg e ka veshur për shumë sezone edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili tani është rikthyer në kampionatin zviceran.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...