Bundesliga

Frieburgu mposht “Aspirinat” dhe merr vendin e tretë, Modeste fundos Stuttgartin

Frieburgu kthehet tek fitorja në Bundesligë dhe e bën pikërisht ndaj Bayer Leverkusenit, një rival i drejtpërdrejtë për zonën Champions. Në “Europa-Park Stadion”, vendësit fituam 2-1, duke parakaluar në renditje pikërisht “Aspirinat”, që rrëshqasin në vendin e katërt.

Grifo i Frieburgut zhbllokoi takimin në minutën e 33-të me 11-metërsh, megjithatë pjesa e parë u mbyll në ekuilibër, pasi sapo nisi minuta e parë shtesë e këtij fraksioni Aranguiz realizoi për miqtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, munguan rastet e pastra për shënim, gjithsesi, do të vinte edhe goli i dytë për Frieburgun, i shënuar nga Schade, pas asistit të marrë nga Demirovic. Përfundimisht 2-1, rezultat që largon hijet e krizës te Frieburgu, ndërsa “Aspirinat” pësuan humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit.

Një gol i shënuar në fundin e sfidës nga Anthony Modeste i dha tri pikë Kolnit përballë Stuttgartit, që me këtë disfatë, e dyta radhazi në Bundesligë, mbetet në zonën e rënies. Një ndeshje e dominuar nga vendësit, që iu afruan në disa raste golit, por do ta gjenin rrjetën vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt.

 

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency