Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Friedkin jep miratimin, Roma gati të afrojë dy mbrojtës me peshë

Menjëherë pas takimit mes pronarit të ri të Romës, Dan Friedkin dhe trajnerit Paulo Fonseca, verdhekuqtë kanë filluar të lëvizin shpejt në merkato, për t’i plotësuar sa më shpejt organikën teknikut portugez.

Kështu reparti i mbrojtjes është më problematiku momentalisht për kryeqytetasit, pasi trajneri Fonseca po mendon të përdorë rreshtimin 3-4-2-1, por aktualisht ka vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion, të cilët janë Ibanez dhe Mancini.

Kjo pasi Fazio ka treguar se nuk mund të përshtatet në këtë rol, ndërsa emra si Juan Jesus dhe Alexsandar Kolarov kanë lënë Romën gjatë ditëve të para të merkatos dhe ende nuk ka ardhur askush t’i zëvendësojë.

Pikërisht për këtë arsye presidenti Friedkin ka udhëzuar drejtuesit që të sjellin sa më shpejt në Romë mbrojtësin anglez Chris Smalling, i cili luajti edhe sezonin e kaluar me verdhekuqtë në huazim dhe mezi pret rikthimin në “Olimpico”.

Manchester United ka vendosur të ulë pretendimet dhe sipas mediave italiane, mbrojtësi mund të mbërrijë në Romë brenda kësaj jave dhe të vihet menjëherë në dispozicion të Fonsecës, i cili momentalisht ka improvizuar me Cristanten në mbrojtje.

Një tjetër futbollist që mund t’u bashkohet kryeqytetasve që këto ditë, është braziliani i Torinos, Armando Izzo, një mbrojtës ekspert i rreshtimit me 3 në prapavijë, por që po vuan jo pak me skemën 4-3-1-2 që ka ndërmend të aplikojë Giampaolo.

Verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me futbollistin, ndërsa vijojnë negociatat me Torinon, e cila shpreson të marrë në këmbim mesfushorin Brian Cristante, por Roma nuk ka ndërmend të heqë dorë nga italiani.

Klubi kryeqytetas do të ketë si objektiv rikthimin në Ligën e Kampionëve, por për ta bërë këtë, trajneri Fonseca ka nevojë për të kompletuar repartin defensiv, duke qenë se në mesfushë dhe sulm ka tashmë elementë të ndryshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...