Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Frika” mbërthen Abissnet Superioren, java e 30-të mbyllet me 3 gola

Java e 30-të e “Abissnet Superiore” prodhoi rezultate interesante, duke lënë gjithçka të hapur sa i përket zonës europiane, por edhe mbijetesës. Tirana nuk ia doli përballë Kastriotit në këtë javë për të “firmosur” titullin kampion, ndërsa në fundin e tabelës, Dinamo dhe Skënderbeu janë pothuajse me një “këmbë” në Kategorinë e Parë.

Raundi i 30-të prodhoi vetëm tre gola, tre fitore në transfertë dhe dy barazime pa gola. Këto të fundit u regjistruan në dy sfida që në prag të javës konsideroheshin të rëndësishme për zonën europiane, por në fund asgjë nuk ndryshoi.

Vllaznia, Partizani, Kukësi dhe Laçi nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, ashtu si Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu.”Blutë” e kryeqytetit ishin përsëri “pa busull”, një moment që e shfrytëzoi në maksimum Teuta, që falë “dhuratës” së Simonit, kampionët e Shqipërisë siguruan tri pikë me shumë vlerë. Në Korçë, Egnatia iu fal “perlës” së Demir Imeri-t që i dhuroi skuadrës nga Rrogozhina tri pikë të arta dhe në krahun tjetër “fundosi” Skënderbeun.

Në fundin e sezonit, kur llogaritë ende nuk janë mbyllur, “frika” për të rrezikuar duket se mbizotëron më shumë se dëshira dhe nevoja për të fituar dhe diçka të tillë e konfirmoi kjo javë, me vetëm tre gola në 45 minuta lojë. Një statistikë e tillë për herë të fundit u regjistrua në javën e 24-të, në një raund ku u shënuan vetëm katër gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...