Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Frika mposht dëshirën, s’ka gola në Fier dhe Gjirokastër

Nuk ka gola në dy takimet e para të javës së tretë të Superligës shqiptare, Luftëtari-Vllaznia dhe Lushnja-Kamza. Në të dy takimet, frika për të mos pësuar dukej qartë se ishte më e fortë se dëshira për të fituar, çka bëri që rastet të ishin të vakta dhe topi të mos përfundonte në rrjetë.

Në Gjirokastër, Luftëtari e nisi takimin me treshen sulmuese Bregu-Abazaj Nunjez, ndërsa Cungu, ndryshe nga dy takimet e para, kishte lënë në stol Vucajn, Atsina-n dhe Krujën, për të aktivizuar Çinarin, Bardullën dhe Ribajn.

Pjesa e parë u zhvillua me një ritëm jo shumë të lartë, me dy ekipet që vuanin të gjenin hapësira dhe kujdeseshin shumë për fazën mbrojtëse. Rasti më i rrezikshëm i takoi shkodranëve, kur pas një goditje nga këndi, Pjeshka goditi me kokë dhe topi u ndal në traversë. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, me përjashtim të minutave të fundit, kur dy ekipet u hodhën në sulm për të shënuar golin e fitores. Luftëtari pati edhe dy pretendime për 11 metërsh, në dhjetë minutat e fundit të sfidës, por që nuk u gjykuan si të tilla nga gjyqtari kryesor i takimit. Në fund, sfida mbyllet pa gola dhe dy ekipet ndajnë nga një pikë.

Në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit, u zhvillua ndeshja tjetër e javës së tretë të Supesligës, ajo mes dy debutuesve Lushnjës dhe Kamzës, e cila u mbyll gjithashtu me rezultatin 0-0. Lushnja e ka nisur sezonin me dy humbje, ndërsa Kamza mori pikën e parë ndaj Skënderbeut, pas barazimit 1-1 në takimin e luajtur javën e kaluar.Të dy ekipet kërkonin të merrnin fitoren e parë në Superiore, por ajo çka dhanë në fushë, nuk ishte e mjaftueshme për të dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë, në mbrëmje luhet në Korçë edhe supersfida e kësaj jave të Superiores, ajo midis Skënderbeut dhe Partizanit, ku vendasit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas ndalesës ndaj Kamzës, ndërsa ‘Të kuqtë’, do të kërkojnë 3 pikëshin e parë për këtë sezon. Takimi starton në orën 19:00 dhe do të transmetohet nga Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...