Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Frika nga nismat ligjore, Interi përfshin Icardin në stërvitjet taktike

Mauro Icardi vijon të bëjë rezistencë dhe të refuzojë largimin nga Interi, veprim ky që komentohet gjerësisht si një reagim “mur kundër murit” mes sulmuesit argjentinas dhe klubit zikaltër që nxori atë jashtë planeve që në fillim të sezonit.

Dy ditë më parë ishin drejtuesit e klubit që i konfirmuan ish kapitenit se duhet të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës, por përgjigja e Icardit ishte se do të vazhdonte të respektonte kontratën me Interin, e cila zgjat deri në verën e 2021-shit.

Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit e klubit, por edhe trajneri Conte janë në pozita mjaft delikate, pasi duan të shmangin çdo iniciativë ligjore të Icardit, ndaj tekniku ka vendosur ta përfshijë sulmuesin edhe në përgatitjet taktike e ndeshjet brenda familjes.

Për më tepër, te Interi shpresojnë ende që sulmuesi të largohet deri më 2 shtator, por në rast të kundërt, janë gati ta federojnë në kampionat dhe në Kupën e Italisë, për t’i dhënë hapësira minimale në fushë.

Kjo pasi rregullorja e FIFA-s për të mbrojtur lojtarët e mëdhenj, parashikon që nëse një futbollist nuk luan minimalisht 10% të ndeshjeve, atëherë lirohet menjëherë nga kontrata me klubin dhe është i lirë të nënshkruajë diku tjetër.

Pikërisht për këtë arsye zikaltrit kanë ndërmend të aktivizojnë Icardin në minutat e fundit të ndeshjeve të kampionatit dhe titullar në Kupën e Italisë, për të shmangur mundësinë e një beteje ligjore.

Megjithatë në këtë pikë do të humbte edhe sulmuesi, pasi një vit i kaluar kryesisht në stol dhe në tribunë, nuk do t’i bënte aspak mirë dhe do të rrezikonte të humbte formën dhe nuhatjen për golin.

Ndaj zgjidhja më e mirë për moment duket transferimi i Icardit në një tjetër skuadër, me Napolin që vazhdon të presë ende, por argjentinasi këmbëngul të qëndrojë te Interi, përtej dëshirës së drejtuesve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...