Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Frika se mos e merrnin ushtar, 8 orë në det për jetën e re në Itali”, historia frymëzuese e emigrantit të Veronës

Në javën e katërt të Serie A, Verona barazoi në transfertë me rezultatin 1-1 ndaj Empolit. Skuadra veroneze pësoi e para ndërsa në fraksionin e dytë golin që vlen një pikë, e realizoi në minutën e 69-të, Yaya Kallon. 21-vjeçari nga Sierra Leone iu bashkua Veronës në këtë merkato nga Genoa me anë të formulës së huazimit, ndërsa pas vetes mbart edhe një histori tejet të frymëzuese duke qenë se jeta e tij deri sa mbërriti në Itali ishte shumë e vështirë.

Në moshën 14-vjeçare, Kallon detyrohet të largohet nga vendlindja e tij pasi në të kundërt rrezikonte të përfundonte një ushtar dhe të niste një rrugë të dhunshme që në fëmijëri. Në këtë formë, endet mes Afrikës për tetë muaj derisa më në fund ndërmerr një rrugëtim të guximshëm nga Libia për në Itali.

Tetë orë të kaluara në det për të mbërritur në një vend ku do të kishte më shumë mundësi për të jetuar një jetë larg dhunës, terrorit dhe panikut. Ëndrra e tij duket se po merr formë, për Kallon goli i realizuar kundër Empolit ishte i parë në Serinë A ndërsa edhe nga mënyra e festimit mund të kuptohet fare mirë çlirimi i një personi që falë talentit dhe guximit duket se i kapërceu të gjitha pengesat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...