Angli

Frika se mos humbet Botërorin, portieri: Nuk konsumoj bukë dhe Coca-Cola!

Na ndajnë më pak se 60 ditë nga Kupa e Botës në Katar, me kombëtaret që po përgatiten për detajet e fundit para kompeticionit më të rëndësishëm. Sigurisht, edhe lojtarët po bëjnë çmos që të mbërrijnë në formë optimale në Katar ndërsa kujdesen edhe të ruhen nga ndonjë dëmtim që në këtë moment mund të rezultojë fatal. Së fundmi, portieri i Argjentinës dhe Aston Villa-s në Premier League, Emiliano Martinez shprehet se është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë formës fizike para Botërorit ndërsa thekson se ia ka ndaluar vetes konsumimin e bukës dhe Coca-Colas.

“Tani jam në grumbullim me Argjentinën dhe kur të mbarojmë këtë tur, na mbetet vetëm muaji tetor e pas vjen Kupa e Botës. Kam bërë llogaritë, janë edhe nëntë apo dhjetë ndeshje me klubin që na ndajnë nga Botërori, por e di se kjo periudhë do të kalojë shumë shpejt. Po e shijojmë këtë grumbullim me djemtë sepse e dimë që do të jetë i fundit para Botërorit. Kam vendosur që këtë vit do të përgatitem si kurrë më parë dhe kur luan kaq shumë ndeshje, shqetësimi kryesor është rikuperimi apo pësimi i ndonjë dëmtimi.

Sepse nëse dëmtohesh atëherë nuk ka më kohë për asgjë, nëse dikush mungon për katër apo gjashtë javë, atëherë je me “një këmbë jashtë” Botërorit. Është normale që lojtarët të ndjejnë frikë, tani unë mundohem të mos konsumoj bukë. Fitoj një ndeshje me Aston Villa-n dhe dua të marrë një Cola, por rezistoj. Po ndryshoj disa gjëra në dietë në mënyrë që të jem në formën optimale”, u shpreh Martinez.

Gardiani 30-vjeçar pritet të jetë numri një i Argjentinës në Botërorin e Katarit teksa prej kohësh ka fituar besimin e trajnerit të kombëtares, Lionel Scaloni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency