Sport

FOTO/ Frikë në Botërorin e notit, 25-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon në fundin e pishinës!

Një episod i frikshëm është regjistruar në Botërorin e notit që zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Notarja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë duke konkurruar dhe për pasojë për disa sekonda qëndroi e zhytur në fundin e pishinës.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e trajneres së 25-vjeçares rezultoi të ishte vendimtare për jetën e Alvarez, ndërsa me shpejtësi reagoi edhe ekipi mjekësor duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane. Alvarez, tashmë është mirë teksa shkaku i humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency