Formula 1

Frikë nga Coronavirusi, në dyshim Çmimi i Madh i Kinës

Situata alarmante e krijuar nga Coronavirusi ka prekur edhe Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati kanë ngritur dyshimet në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait, më 19 prill të këtij viti.

Për këtë arsye, ditën e mërkurë, Grupi Strategjik i Formula 1 do të mblidhet për të diskutuar situatën e për të marrë më pas ndonjë vendim sa i përket zhvillimit ose jo të kësaj gare. Javën e kaluar Formula E bëri të ditur anulimin e garës në ishullin kinez Sanya, e parashikuar të mbahej në muajin mars, dhe tani këtë rrezik e ka edhe gara e Formula 1.

Drejtuesi i Red Bullit, Christian Horner, tha për Reuters se shfaq besimin më të madh në vendimet e organeve drejtuese të këtij sporti, duke shtuar se situata po vëzhgohet me vëmendje.

Ndërkaq, nuk do të ketë një shkëmbim datash mes Çmimit të Madh të Kinës me atë të Rusisë, me këtë të fundit që në kalendar është parashikuar të zhvillohet në 27 shtator. Një zëdhënës i Komitetit Organizativ rus ka konfirmuar gjithçka për “Autosport”, duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime datash në program

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency