Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Frikë nga konkurrenca angleze, Barcelona nxiton për pasardhësin e kapitenit

Sergio Busquets ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe pritet t’i japë lamtumirën Barcelonës në fund të sezonit për të nisur një aventurë në MLS, aty ku ka admirues të shumtë. Drejtuesit e klubit katalanas kanë piketuar një adoleshent brazilian si pasardhësin e kapitenit.

Ai është Andrey Santos, 18-vjeçari i Vasco da Gama që garon në divizionin e dytë. Mundo Deportivo raporton se me këtë operacion po merret personalisht Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Barcelonës, i cili po tenton të arrijë një marrëveshje me agjentin e mesfushorit dhe drejtuesit e klubit brazilian.

Për Santos ka interesim konkret edhe nga Newcastle, që ka gati 35 milionë euro për ta transferuar në “St James Park”. Ndërkohë, klauzola e shitjes së adoleshentit është 40 milionë euro. Santos luan si qendërmesfushor dhe si “shkatërrues”, dhe këtë sezon numëron 7 gola.

Ai pëlqehet edhe nga Manchester City. Pep Guardiola e vlerëson shumë dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë po monitorojnë situatën për momentin, ndërkohë që Cruyff po nxiton që të firmosë me të në merkaton e janarit për t’i dhuruar trajnerit Xavi një talent në mesin e fushës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...