Tenis

Frikë nga Koronavirusi, numri 1 i botës nuk merr pjesë në US Open

Përgatiti: Alked Gjebrea

Numri 1 i botës, Ashleigh Barty, nuk do të marrë pjesë në US Open. 24-vjeçarja australiane vendosi për të mos shkuar në Shtetet e Bashkuara për Slamin e dytë të sezonit që do të zhvillohet në Neë York, sidoqoftë tenistja nga Queenslandi është e pavendosur nëse do të marrë pjesë apo jo gjithashtu edhe në Slamin Francez, me turneun e Roland Garrosit, që është programuar në kalendar vetëm dy javë pas aktivitetit të përvitshëm në Flushing Meadoës.

Tenistja me origjinë aborigjene vendosi për të mos marrë pjesë në Slamin Njujorkez, për shkak të frikës së përhapjes së virusit COVID-19. Ash Barty e konfirmoi vetë lajmin, duke shpjeguar se pas këshillimit me stafin e saj vendosi për të mos udhëtuar fare drejt Shteteve të Bashkuara, duke hequr dorë kështu si nga turneu i Cincinnatit Ëestern & Southern Open ashtu edhe nga Turneu i Madh US Open për vitin 2020. Barty deklaroi se i pëlqejnë shumë këto dy turne, por ajo u justifikua duke shtuar se preferoi për të bërë një zgjedhje të tillë për të shmangur pikërisht rrezikun e madh që ekziston këto kohë përtej Atlantikut, për t’u infektuar nga pandemia e koronavirusit.

24-vjeçarja bëri të qartë se nuk ndihet aspak mirë për t’i vënë pjesëtarët e stafit të saj në një pozitë të tillë të vështirë. Ashleigh Barty tha se i uron Federatës Amerikane të Tenisit, që merret me organizimin e këtij turneu gjithë të mirat dhe tenistja australiane premtoi se do të rikthehet vitin e ardhshëm për të marrë pjesë normalisht në Flushing Meadoës.

Për hir të së vërtetës Barty është kampionia në fuqi në Roland Garros, prandaj nuk përjashtohet mundësia që numri 1 i botës të ketë preferuar një zgjedhje të tillë pikërisht me qëllimin për të ruajtur energjitë për të mbrojtur me sukses titullin e edicionit të kaluar, kur në dheun e kuq parizien mposhti në finale tenisten e re çeke, 21-vjeçaren Marketa Vondrousova. Ajo deklaroi se do të shpallë vendimin për pjesëmarrjen ose jo në Slamin Francez në javët e ardhshme.

Duke lënë mënjanë sfidat kualifikuese përgjatë tureve paraeliminatore US Open do të startojë më datë 31 gusht, ndërsa si afat kohor për pranimin e sportistëve pjesëmarrës është përcaktuar data 29 korrik. Ash Barty respektoi më së miri datën e vendosur nga organizatorët, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në katër javët e ardhshme të tërhiqen sportistë të tjerë, të cilët për momentin ndoshta janë duke pritur një përmirësim të situatës në Amerikën e Veriut.

Tenistja nga Queenslandi e kishte bërë të qartë prej kohësh që do të mungonte në edicionin e vitit 2020 të turneut të Cincinnatit, aktivitet që në fakt sivjet nuk do të mbahet në Ohio, por në Qendrën Kombëtare Tenistike Billie Jean King, në Flushing Meadoës – Corona Park, vendim që në njëfarë mënyre i parapriu edhe lajmit për të mos udhëtuar fare në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në US Upen.

Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave ka shkuar afërsisht 155.000 dhe në këtë vend regjistrohen çdo ditë më shumë se 65.000 raste të reja infektimesh. Sikur të mos mjaftonin rregullat e shumtë të përcaktuar për kufizimin e lëvizjeve, apo qoftë edhe masat e forta shtrënguese për të gjithë ata që udhëtojnë nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara gjërat mbeten vërtet shumë të paqarta në lidhje me numrin pjesëtarëve që I lejohet cdo tenisti apo tenisteje për të mbajtur me vete në Neë York.

Pra përveç regjimit të detyrueshëm 14-ditor të karantinës, tenistët dhe tenistet pritet të privohen edhe nga lëvizja e lirë në qytetin më të populluar të Sheteve të Bashkuara, prandaj edhe shumë sportistë janë shfaqur skeptikë për të marrë pjesë sivjet në Slain Amerikan.

Te meshkujt dy tenistët më të mirë të botës, Novak Djokovic dhe Rafael Nadal figurojnë të regjistruar në listën e emrave pjesëmarrës, megjithatë, nëse Nole ka lënë të kuptohet që do të udhëtojë drejt Amerikës së Veriut, teksa ka filluar të stërvitet me topat e rinj të këtij eventi, Rafa në krahun tjetër nuk e ka konfirmuar ende praninë e tij në Neë York.

Ashleigh Barty është emri më i fundit që i bashkangjitet një liste të gjatë tenistesh që kanë deklaruar me kohë se nuk do të marrin pjesë sivjet në US Open si: Simona Halep, Bianca Andreescu, Naomi Osaka, Angelique Kerber dhe Elina Svitolina. Pra ndryshe nga meshkujt te femrat do të mungojnë dy tenistet më të mira të botës, por gjithashtu konfirmohet edhe mungesa e 5 nga 10 tenisteve më të mira të klasifikimit WTA, ndërsa nga Federata ATP nuk do të jenë tenistë si Stan Wawrinka, Fabio Fognini, Jo-Wilfried Tsonga dhe Gael Monfils, por gjithsesi numri I tyre pritet të shihet në ditët në vazhdim.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency