Tenis

Frikë nga një valë tjetër e koronavirusit, Kina anulon të gjithë turnetë e tenisit

Anulohen gjithë turnetë e tenisit që ishin programuar në kalendar për t’u mbajtur në Kinë, për shkak të frikës së një rikthimi të mundshëm të një tjetër vale të pandemisë së koronavirusit. Drejtuesit e Federatave ATP dhe WTA do të duhet të shkurtojnë në këtë mënyrë kalendarin me aktivitete shumë të rëndësishme të sezonit, që ishin përcaktuar për t’u zhvilluar pas muajit gusht në këtë pjesë të Lindjes së Largët.

Qeveria Kineze vendosi që të mos organizojë asnjë aktivitet sportiv ndërkombëtar për vitin 2020, për arsye të frikës së përhapjes së virusit COVID-19. Nga një vendim i tillë preken kështu turne shumë të rëndësishëm si Mastersi i Shangait, apo Turneu i Hapur i Kinës, aktivitet i përvitshëm që mbahet çdo herë në kryeqytetin e këtij vendi, por gjithashtu te femrat do të preket në mënyrë të pashmangshme edhe kalendari i WTA Finals, pra kompeticionit përmbyllës të tetë tenisteve më të mira të sezonit.

Vendimi i Qeverisë Kineze solli pra në mënyrë të kuptueshme edhe reagimin e menjëhershëm të Federatave respektive të këtij sporti, si për meshkuj ashtu edhe për femra, që anuluan nga kalendari çdo aktivitet në Kinë deri në fundin e vitit 2020. Federata e Femrave WTA shpjegoi se në një përfundim të tillë u arrit pas vendimit të Administratës së Përgjithshme të Qeverisë për Sportin, që përcaktoi se Kina nuk do të presë asnjë aktivitet sportiv deri në fund të këtij viti, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kreu më i lartë i Federatës së Femrave (WTA), Steve Simon u shfaq shumë i zhgënjyer për një vendim të tillë, megjithatë ai shpjegoi se organet drejtuese të këtij sporti e mirëkuptojnë këtë masë të marrë dhe natyrisht do ta respektojnë vendimin e Qeverisë Kineze. Simon shtoi se Federata që ai drejton pret me ankth që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur sezonin e ardhshëm, për të organizuar aktivitet e përvitshme që mbahen në këtë pjesë të globit. Nga shtatë turnetë e prekur nga një vendim i tillë bie në sy pikërisht kompeticioni i përhershëm që mbahet në Wuhan, gjatë muajit tetor, aktivitet që do të duhej të zhvillohej pikërisht në qytetin ku edhe shpërtheu epidemia e këtij virusi, virus që më pas u përhap me shpejtësi dhe u përshkallëzua për të marrë përmasat e një pandemie.

Te meshkujt turneu më i rëndësishëm është turneu i Shangait, që konsiderohet edhe si një ndër turnetë më të mirë-organizuar përsa i përket aktiviteteve Masters me vlerën e 1.000 pikëve. Duke lënë mënjanë dy turnetë e pagëzuar si “Sunshine Masters” që zhvillohen në Bregun Lindor dhe Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, përgjatë muajit mars, në Indian Wells dhe Miami, Shangai dallon pikërisht për mikpritjen dhe organizmin, duke e shndërruar Mastersin e vetëm që zhvillohet në këtë pjesë të Lindjes së Largët në një ndër turnetë më të dashur për të gjithë sportistët pjesëmarrës, gjithsesi një kompeticion me shumë prestigj është gjithashtu edhe turneu i përvitshëm i Pekinit, ku masin forcat si meshkujt ashtu edhe femrat.

Vetë Presidenti i Federatës së Meshkujve ATP Stefano Gaudenzi pas një vendimi të tillë deklaroi se federata që ai drejton është munduar që gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit të ndjekë me vëmendje dhe të respektojë të gjitha masat e përcaktuara nga drejtuesit e vendeve respektive, që janë të përfshirë në kalendarin e paracaktuar të aktiviteteve të ndryshme të këtij sezoni. 46-vjeçari italian që drejton Federatën ATP që në muajin janar tha se do të respektohet çdo vendim i Qeverisë Kineze, një vendim i kuptueshëm që merret sigurisht për të mirën e këtij vendi, për më tepër në rrethanat e një pandemie të paprecedentë për këtë sport.

Sezoni është ndalur që në mesin e muajit mars, për shkak të izolimit dhe masave të forta shtrënguese që u vendosën anembanë rruzullit për të ndaluar përhapjen e virusit COVID-19 dhe turnetë nuk kanë filluar akoma si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Federata ATP vendosi anulimin e turneut Citi Open që mbahet çdo vit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara Washington D.C., kompeticion që duhej t’I paraprinte turneut të Sinsinatit muajin e ardhshëm, aktivitet që sidoqoftë këtë herë nuk do të zhvillohet në Ohio por në Kompleksin Billie Jean King në New York, ku më 31 gusht do të startojnë ndeshjet e Slam-it në Flushing Meadows.

Organizatorët e turneut të madh US Open kanë këmbëngulur deri tani, duke theksuar se pandemia e koronavirusit sipas tyre nuk ka patur asnjë lloj impakti në Slemin Amerikan, gjithsesi shumë emra të rëndësishëm të këtij sporti si për meshkuj ashtu edhe për femra kanë thënë se nuk janë të sigurt nëse do të marrin pjesë apo jo në edicionin e sivjetshëm në Queens, duke patur parasysh përshkallëzimin e situatës së koronavirusit dhe shifrat alarmante në këtë pjesë të Bregut Lindor. Sezoni për meshkujt do të rifillojë pra në New York, me Mastersin e Cincinnatti-t më datë 24 gusht, ndërsa te femrat aktivitetet do të nisin më datë 3 gusht në Itali, me turneun e përvitshëm të Palermos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency