Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Frikë për trajnerin legjendar të Bayern, Heynckes i nënshtrohet operacionit në zemër

Trajneri legjendar i Bayern Munich, Jupp Heynckes i është nënshtruar një operacioni shumë të ndërlikuar në zemër orët e fundit. Për fat të mirë, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe 77-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Në muajt e fundit, por sidomos në nëntor, problemet kardiake për Heynckes u shtuan ndjeshëm derisa mbërritën në pikën kritike. Gjithsesi, momenti i vështirë është hedhur pas krahëve dhe ish-tekniku pritet ta marrë shpejt veten.

Kujtojmë se Heynckes është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Bayern Munich teksa i ka drejtuar ata në tre epoka të ndryshme, por sigurisht më i veçantë mbetet sezoni 2012-2013, kur bavarezët fituan tripletën e titujve (Kampionat, Kupë dhe Champions League) teksa janë e vetmja skuadër gjermane që krenohen me një arritje të tillë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...