Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Frikë? Vetëm nga vetja”, Gravina karikon Italinë: Jemi kampionët e Europës dhe të jetës

Italia nuk mund të humbasë një tjetër Botëror pas Rusi 2018, por për të shkuar në Katar 2022 kampionët e Europës duhet të fitojnë në marsin e ardhshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe fituesit të takimit Portugali-Turqi.

Sfida të vështira në “play off”, sidomos “finalja”, por Gabriele Gravina, presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) shfaqet optimist në prononcimin e fundit dhe karikon djemtë e Roberto Mancinit.

Krijova idenë se me humbjen e dy penalltive e kishim shlyer borxhin që kishim me fatin, por akoma jo. Do të duhet të luajmë dy ndeshje shumë të rëndësishme për të shkuar në Katar.

Ne duhet të kemi frikë vetëm nga vetja. Duhet të rikthehemi ata që ishim: skuadra e veçantë, e ekuilibruar dhe e vendosur.

Duhet ta bëjmë të qartë se jemi edhe një herë gati të tregojmë se jemi kampionë jo vetëm të Europës, por edhe të jetës për faktin që bashkuam energjinë e një familje që ka dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm.

Nuk do doja të njollosja rrugëtimin e djemve deri tani”, theksoi kreu i futbollit italian gjatë prononcimit për Sky Sport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...