Frosinone përmbys Sassuolon në shtëpi dhe merr një fitore të rëndësishme në takimin e javës së katërt të Serie A, që u mbyll me rezultatin 4-2.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar dhe marrë avantazhin në minutën e 7’ me Pinamontin.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Ndërsa në minutën e 24’ po i njëjti lojtar gjeti rrugën drejt rrjetës, me Pinamontin që e dyfishoi avantazhin e Sassuolos.
Vendasit u treguan kërkues dhe në minutën e 45+4’ Cheddira shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri që fraksioni i pari të mbyllej me rezultatin 1-2.
Në fraksionin e dytë ekipi i Frosinones u shfaq më këmbëngulës, duke gjetur barazimin me Mazzitelli në minutën e 70’, teksa në minutën e 76’ mesfushori i vendasve përmbysi gjithçka dhe realizoi golin e tretë për ekipin e tij.
Në fund rezultati u vulos nga Lirola, që realizoi golin e katërt për Frosinonen në minutën e 90+6’.
Pas javës së katërt të Serie A, Frosinone renditet në vend të gjashtë me shtatë pikë, teksa Sassuolo pozicionohet në vend të 14-të me tre pikë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare që luan për Sassuolon, Nedim Bajrami e nisi këtë takim si titullar dhe luajti për 53 minuta, por në fund ekipi i tij doli pa pikë nga “Stadio Benito Stirpe”.
