Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Frymëmarrje për Barcelonën, marrëveshje 20-milionëshe me Fondin Gjerman të Investimeve

Orë vendimtare për situatën financiare të Barcelonës. Katalanasit janë pranë arritjes së marrëveshjes me Fondin Gjerman për shitjen e 5% të aksioneve të Barça Studios, operacion ky që do t’u siguronte kampionëve të Spanjës 20 mln euro.

“Blaugranat” së fundmi kanë arritur të sigurojnë  afërsisht 30 mln nga shitja  e dyshes Kessie-Dembele, ndërsa marrëveshja  e fundit e klubit katalanas me Fondin Gjerman, pritet të zgjidhë problemet financiare të klubit.

Dritë në fund të tunelit për Barcelonën, që tashmë duhet të nisë menjëherë nga puna për federimin e lojtarëve deri para të  dielës. Manovrat ekonomike të presidentit Johan Laporta kanë ardhur gjithmonë si një zgjidhje për klubin, i cili vuan jo pak pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, por edhe të keqmenaxhimit  të presidentit të mëparshëm Josep Maria Bartomeu.

Lexo edhe:

Klubi katalanas shpenzoi plot 400 mln Euro për treshen: Coutinho-Griezmann-Dembele, për ti shitur ata për vetëm 90 mln, me pak fjalë një vetëvrasje për kampionët e Spanjës.

Gjithsesi problemet e së shkuarës  duhet të lihen pas dhe klubi tashmë duhet të fokusohet në problemin më të madh që ka aktualisht, atë të federimit të lojtarëve.

Problem i cili me marrëveshjen e fundit pritet të zgjidhet. Barcelona do të vizitorë kryeqytetin këtë të diel për tu përballur me Getafen dhe  Objektivat e klubit janë që të luftojnë për të gjithë trofetë në këtë sezon

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...