Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Frymëmarrje për Tiranën, Gjykata vendos pezullimin e ankandit

Refik Halili mbetet pronar i 66% të aksioneve të KF Tirana, të paktën deri në një vendim të dytë. Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranës ka vendosur të pezullojë veprimet përmbarimore për shitjen e 66% të aksioneve të klubit duke pranuar kërkesën e Halili SHPK, që i ishte drejtuar me një padi ku kërkonte pikërisht pezullimin e ekzekutimit të vendimit në favor të familjes Preza për shkak të shkeljeve proceduriale.

Kërkesë që është pranuar nga Gjykata çka do të thotë se në këtë mënyrë ndërpritet ankandi i nisur para pak ditësh ku kishin dalë në shitje 66% të aksioneve me një vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekësh. Në fazën e parë të ankandit e cila përfundoi të hënën e kaluar nuk pati asnjë ofertues , dhe pas tij nisën procedurat për një ankand të dytë, por që tani ndërpritet me vendim të Gjykatës e cila ka vendosur rikthimin e gjykimit të çështjes së kësaj mase përmbaruese në themel.

Lexo edhe:

Është pa dyshim një betejë e rëndësishme e fituar nga Presidenti aktual i Tiranës Refik Halili, që edhe pse do të duhet të vazhdojë betejën ligjore në lidhje me mënyrën e dëmshpërblimit ndaj familjes Preza në një çështje që tanimë ka marrë formë të prerë, eviton rrezikun e kalimit të aksioneve që disponon në klubin Tirana në duar të tjera.

Veç të tjerash, në skuadër tani mund të fokusohen më të qetë te finalja e sezonit që vendos gjithçka për sa i përket mundësisë së Tiranës për të siguruar një vend në Europë dhe gjithashtu dhe për titullin kampion, pa shqetësimin e një çështjeje të rëndësisë maksimale për sa i përket menaxhimit administrativ të klubit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...