Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen. Që ka siguruar shqiptarin e radhës nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit.
Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimovic, i cili u huazua nga bavarezët.
Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua sot te Frosinone, teksa gjatë fjalës së tij tha:
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues.
Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot.
Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, theksoi Ibrahimovic.
