Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

Frymëzon Di Maria, PSG ‘përsëritet’ ndaj Marseilles

Paris Saint Germain ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare ndaj Marseilles, këtë herë në Kupën e Francës, ku ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale.

Vetëm 3 ditë pas sfidës së kampionatit, të fituar nga kryeqytetasit, në ‘Parc Des Princes’ u përsërit i njëjti rezultat, 3-0. Në mungesë të Neymarit, i dëmtuar pikërisht ndaj Marseilles, ka qenë pikërisht Angel Di Maria lideri i PSG-së në sfidën e sotme, duke shënuar dy golat e parë të sfidës, ndërsa Cavana ka vulosur rezultatin 10 minuta nga fundi.

Argjentinasi duket se i ka çuar një sinjal të qartë trajnerit Emery, se duhet të jetë pikërisht ai zëvendësuesi i Neymarit, ndërsa ka qetësuar edhe tifozërinë e PSG-së, në prag të sfidës vendimtare ndaj Realit, në Champions League.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...