Ndahet nga jeta Lygia Fazio, një nga modelet dhe influencueset më të njohura braziliane, e njohur edhe për flirtet me futbollistë të ndryshëm. 40-vjeçarja mbylli sytë përgjithmonë pas komplikimeve që pati pas kryerjes së një operacioni estetik.
Ajo vdiq nga goditja në tru gjatë operacionit në të pasme, në të cilin u aplikuan silikoni industrial dhe substanca Polimetilmetakrilat. Lajmin e dha familja e saj përmes një postimi në Instagram.
Substanca u përhap në të gjithë trupin e modeles duke i shkaktuar vdekjen. Ajo gjeneroi disa infeksione që çuan në fundin e trishtë.
Polimetilmetakrilati, ose PMMA, është lënda që shkaktoi problemet. Është një substancë që duhet të injektohet në doza të vogla, por është totalisht e ndaluar në vithe dhe gjoks, pasi mund të jetë fatale.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- VIDEO/ City në “Olimp”, skuadra e Guardiolës “rrëmben” trofeun e 2-të sezonal dhe të 7-in në FA Cup
Nëse ka dështime në proces, mikrosferat e materialit shpërndahen në të gjithë yndyrën dhe ngjiten në inde.
Problemi kryesor është se operacionet i ka kryer në një klinikë klandestine dhe të panjohur. Ajo u shtrua në spital tri javë para vdekjes, ndonëse nuk ishte hera e parë që i ndodhte një gjë e tillë, pasi në vitin 2022 asaj iu desh të kalonte 100 ditë në spital, sepse duhej të hiqnin mbushësit nga pjesë të ndryshme të trupit të saj.
