Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fshehu 500 mijë euro taksa, Marcelo pranon mashtrimin

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, është një tjetër futbollist që i shtohet listës së atyre që kanë kryer mashtrime fiskale. Brazilani 29-vjeçar ka pranuar të ketë fshehur në deklarimet e tij shifrën 500 mijë euro nga tatim fitimi i të ardhurave personale në Vitin 2013. Braziliani ka marrë përgjegjësitë e tij, duke pranuar të kthejë shumën pranë Thesarit të Shtetit Spanjoll. Pas ankesës së ngritur nga Prokuroria e Maridit, Marcelo u prezantua në gjykatë në një seancë që zgjati vetëm 10 minuta, duke qenë se palët ranë dakord për shlyerjen e detyrimit. Prokuroria spanjolle e kishte akuzuar futbollistin braizilian për krijimin e një korporate fiktive me qëllim fshehjen e të ardhurave nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit të tij. Lojtari arriti të fshihte kështu në deklaratat e tij të vitit 2011, 2012 dhe 2013 shumën prej gjysmë milioni euro të përfituar nga të drejtat e imazhit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...