Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF bëhet pjesë e rrjetit global të ankandit të fanellave “Match Worn Shirts”, të ardhurat shkojnë për bamirësi

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur një kontratë të rëndësishme bashkëpunimi 4-vjeҫare me kompaninë e njohur ndërkombëtare “Match Worn Shirts”.

Kjo kompani ka një eksperiencë të madhe në rang global dhe bashkëpunim të hershëm me federatat dhe klubet më të mëdha në botë në drejtim të përgjegjësisë sociale, duke organizuar ankande me fanellat e lojës së lojtarëve dhe duke siguruar fonde që shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara kudo në botë.

Lexo edhe: 

Bashkëpunimi do të nisë që nga kjo ndeshje e parë e kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024” teksa FSHF do t’i sigurojë “Match Worn Shirt” fanellat e veshura nga lojtarët gjatë ndeshjes me Poloninë, që do të jenë me autografet e tyre për t’u nxjerr më pas në ankand.

Bëhet fjalë për një nismë shumë të rëndësishme për FSHF-në në aspektin e përgjegjësisë sociale, duke i dhënë mundësinë të gjenerojë fonde për t’u përdorur për bamirësi dhe shtresat në nevoja përmes një kompanie prestigjioze ndërkombëtare e me shumë eksperiencë në këtë fushë.

FSHF i bashkohet përmes kësaj iniciative një sërë federatash dhe klubesh të njohura në botë, teksa “Match Worn Shirts” ka marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi me Federatën Holandeze të Futbollit, Federatën Kroate të Futbollit, Federatën Sllovene të Futbollit dhe klube si PSG, Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester United, Napoli, Liverpool, Flamengo, Roma, Olimpik Marsejë dhe Chelsea.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...