Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FSHF bën ‘të veçantë’ ditëlindjen e djaloshit nga Shkodra (Foto + Video)

Për Abraham Kuturelin, nga rrethinat e Shkodrës, një djalosh i apasionuar pas futbollit, ka qenë një ditë krejtësisht e veçantë. Ditëlindja e tij e 11 është festuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë është kujdesuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Një grup, i përbërë nga ish-kapiteni dhe ish-trajneri i kombëtares Sulejman Demollari dhe Tritan Kokona, kanë qenë në Shkodër, në qendrën ku Abrahami trajtohet prej disa vjetësh, për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë. Djaloshi kurajoz që lufton çdo ditë me sëmundjen, duke pasur kujdesin e motrave gjermane të qendrës, është mjaft i apasionuar ndaj futbollit dhe tifoz i zjarrtë i kombëtares.

Në emër të FSHF-së dhe ekipit kombëtar, Demollari i ka dhuruar bluzën e personalizuar të ekipit kombëtar me numër 11 (ditëlindja e tij) dhe një top futbolli.

Ndërkohë që Kokona i ka dhuruar një album të “Euro 2016”, me një dedikim të Presidentit të FSHF:

“Abraham!

Në përvjetorin e 11 të ditëlindjes, i’u dhuroj këtë album historik të kombëtares shqiptare të futbollit, në Europianin ” Francë 2016. Uroj që kjo dhuratë, të të shtojë dashurinë për lojen e futbollit dhe të të bëjë edhe më krenar për vendin tënd.
Gëzuar ditëlindjen!

Me dashuri Armand Duka”.

Më pas u improvizuan disa lojëra me pjesëmarrjen e djaloshit kurajoz, i cili falënderoi për këtë surprizë të këndshme. Ndërkohë përfaqësuesit e FSHF-së i premtuan atij, një takim me lojtarët e kombëtares, gjatë grumbullimit përpara ndeshjes me Norvegjinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...