Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF Cup 9×9 / Luhen ndeshjet e raundit të parë, njihuni me ekipet e kualifikuara

Kompeticioni i futbollit amator 9×9 “FSHF Cup” ka zbritur në fushë gjatë kësaj jave për ndeshjet e raundit të parë eliminator në këtë edicion te tretë. Skuadrat, që marrin pjesë në kampionatin “FSHF Sunday League Albania 9×9”, kanë qenë të impenjuara në turneun e dytë për nga rëndësia të futbollit amator për këtë format, që do luhet nga muaji dhjetor e për t’u mbyllur në muajin shkurt të vitit 2023.

Në këtë raund të parë që u luajt me eliminim direkt u vunë përballë tyre 36 skuadra të zonës së Tiranës të ndara në 18 çifte e më pas skuadrat fituese të këtyre dueleve do të njihen në ditët ë vazhdim me rivalët në raundin e dytë përmes shortit.

Skuadrat e kualifikuara për në raundin tjetër janë FC Dussel, Friends Team, Panthers Shkodër, Albamer, Pastaria, Passion FB, Elso, IMMI, Hidro Alfa, Roamel, Al Ar, Enco Al, KKD, Kastriotët, Barrikada, JU AR PLAST, Jata Market si edhe JU AR PLAST, që u kualifikua duke fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen me Autokton MFC, ekip që është tërhequr nga gara.

Ndërkaq, ka mbetur edhe ndeshja e fundit Homeland – ATS, që do të luhet javën e ardhshme, për të përcaktuar skuadrën që do t’i bashkohet grupit për t’u njohur më pas edhe me çiftet e raundit të dytë.

Ky edicion i tretë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dhuruar emocione e gola, duke treguar edhe një herë interes në rritje me shumë të apasionuar të futbollit që janë bërë pjesë e këtij formati, ku përveç futbolldashësve marrin pjesë edhe ish-lojtarë profesionistë.

Edicioni i parë i FSHF Cup u fitua nga skuadra Sind-Al , ndërsa MFC Prestige arrit ta fitonte trofeun në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

Më poshtë edhe rezultatet e raundit të parë të FSHF Cup:

FSHF Cup 9×9

Raundi i parë

Dussel – Antigonean                       3-0

Friends Team – Vila L MFC            1-1 (5-3 pas 11-m)

Futura – Panthers Shkodër          0-5

Autokton MFC – JU AR PLAST      0-3 (në tavolinë)

Nova – Albamer                                0-1

Pastaria – Ferraj                               1-0

ECO Empire – Passion                     1-2

Primo – Elso                                       1-1 (3-4 pas 11-m)

FC Confucius – IMMI                       2-5

Hidro Alfa – MD                                3-2

Roamel – Dajti                                   2-0

CCBS – Al Ar                                       0-5

Enco Al – Raiffeisen                        3-1

KKD – Oktapus                                  6-0

Kastriotët – Prestige MFC             3-1

Barrikada – North Gate                  2-0

BTL – Jata Market                            0-7

Homeland – ATS               (luhet më 21 dhjetor)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...