Featured

FSHF: Duan të uzurpojnë futbollin, por nuk kanë numrat dhe bëjnë presion

FSHF zhvilloi një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin. Në të morën pjesë Andi Verçani, drejtues i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Erand Ibrahimi, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në FSHF, dhe Aldi Topçiun, drejtori Juridik dhe i Licencimeve në FSHF.

Verçani theksoi se kjo konferencë është thirrur për të bërë disa saktësime në lidhje me disa akuza të rënda ndaj FSHF-së në këtë kohë fushate. Më pas e mori fjalën Topçiu, i cili tha:

Po e nis nga eksperienca e djeshme. Pata kënaqësinë të merrja pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan. Pata edhe fatin e keq të isha dëshmitar i një sulmi fizik dhe psikologjik në të cilin anëtarët e Shoqatës iu nënshtruan para, gjatë dhe pas mbledhjes.

Ata ishin thirrur në zyrën e kryetarit të Bashkisë, të gjithë ata që punonin në arsim, duke u kërcënuar se nëse nuk merrnin vendime sipas udhëzimeve, do të vuanin pasoja me largim nga puna: ata vetë dhe të afërmit e tyre.

U ishte dhënë edhe një fletushkë me instruksione se pse ata nuk duhet të vendosnin dje lidhur me përfaqësuesit e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF. Edhe pse nën presion, ata u ndërgjegjësuan që kur ke përballë dy njerëz: ku njëri të kërcënon dhe tjetri të shtrin dorën për bashkëpunim, gjithmonë i duhet dhënë dora të dytin.

Me kurajo dhe shumë guxim, ata vendosën t’i zgjidhnin delegatët që do t’i përfaqësonin. Kujtdo që i ka vajtur mendja për ta uzurpuar apo çliruar futbollin, varet si e sheh, mesa duket i mungojnë numrat për ta arritur këtë qëllim.

Në mungesë të numrave kanë zgjedhur të bëjnë veprime të dëshpëruara juridike. Edhe ata që kanë votuar pro janë detyruar të paraqiten përpara një noteri në Elbasan, duke ndryshuar në një farë mënyrë vullnetin e tyre.

Do doja t’u azhornoja pak mbi ‘llumin e Shijakut’, i cili krijohet nga lumi Erzen. Pas 15 vjet shkresash, anëtari ynë i klubit të Erzenit, vendosi ta plotësojë kriterin ligjor të licencimit, duke formalizuar disa vite më parë formën e vet ligjore, duke u organizuar në formën e një Shoqate, e themeluar nga pesë anëtarë, dy nga të cilët ishin përfaqësues të Bashkisë së këtij qyteti.

Klubi i Erzenit është anëtar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, që i zhvilloi punimet ditën e hënë. Në përfundim, ata morën vendimet e tyre në përputhje me statusin.

Bashkia e këtij qyteti, përmes kryetarit, ka marrë përsipër të prodhojë një dokument me anë të të cilit autorizon një drejtor shumësportësh në këtë Bashki, që të përfaqësojë Bashkinë Shijak, jo vetëm në punimet e Asamblesë së FSHF, por në punimet e gjitha Shoqatave Rajonale të FSHF.

Nga nxitimi e përgatisin shkresën përpara se të vinte njoftimi, pra kemi një situatë juridike absurde. Është prodhuar një dokument nga një entitet që nuk është anëtar i FSHF apo i Shoqatës Rajonale Durrës. Nuk e lejon ligji, me zhvillimet e fundit, bashkitë janë të detyruara t’i shesin edhe ato aksione që kanë. Është veprim tejet banal nga pikëpamja ligjore, pasi Bashkia ka marrë atribute që nuk i ka, duke prodhuar akte për një organ në të cilin nuk është anëtar.

Ky veprim është në vrazhdën e presioneve politike ndaj anëtarëve tanë. Presioni është më i qartë dhe më i pastër në Tiranë. Anëtarët e Shoqatës Rajonale Tiranë, thirren nëpër zyrat e shtetit dhe Bashkisë ku u bëhet presion dhe be rrufe se nëse nuk mbështesin kandidatin e tyre të përzgjedhur do të largohen nga puna”, theksoi Topçiu.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency