Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF, ekspertë nga Dinamo e Zagrebit për trajnimin e drejtuesve të akadimeve

U zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit seminari “Zhvillimi i programeve stërvitore për të rinj”. Ky seminar, i organizuar në kuadër të procesit të licencimit të klubeve, u drejtohej të gjithë drejtuesve të akademive të ekipeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. FSHF kishte ftuar në rolin e ekspertit dhe këshilluesit, Tomislav Butina, nga akademia e Dinamo Zagrebit.

Drejtori teknik i Departamentit të Futbollit në FSHF, Dzemal Mustedanagiç, falënderoi klubet për pjesëmarrjen e madhe dhe seriozitetin e treguar në këtë proces dhe u shpreh se departamenti që ai drejton do të jetë gjithmonë në ndihmë të çdo klubi dhe akademie që kërkon ndihmë dhe një ekspertizë më të thelluar për të rritur cilësisht punën e përditshme që bëhet me moshat. Butina në referimin e tij u tregoi të pranishmëve mënyrën e funksionimit të Akademisë së GNK Dinamo Zagreb, punën që bëhet me seleksionimin dhe stërvitshmërinë e të gjithë lojtarëve që janë pjesë e kësaj akademie dhe mënyrat e përditësimit të programeve stërvitore sipas standardeve më të fundit europiane dhe botërore.

Seminaret që po organizohen gjatë procesit të licenscimi të klubeve kanë si qëllim rritjen e kapaciteteve manaxheriale dhe përkon me strategjinë dhe vizionin e FSHF-së, Futbolli 2030. Në këtë vizion është rishikuar i gjithë procesi i licencimit, si një proces bashkëpunimi me çdo klub, ku FSHF do të ofrojë ekspertizë dhe asistencë të vazhdueshme në çdo sektor që ka lidhje me manaxhimin bashkëkohor të një klubi futbolli.

Me drejtuesit e akademive të klubeve shqiptare do të zhvillohet një tjetër seminar në muajin janar, në të cilin do të trajtohen edhe tema praktike rreth mënyrës së stërvitjes nëpër akademi. Në seminarin e radhës do të jetë përsëri një përfaqësues i GNK Dinamo Zagreb, Drejtori i akademisë, Damir Krznar, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij duke sjellë ekspertët më të mirë të futbollit të moshave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...