Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF hap regjistrimet për kursin e licencës së trajnerit UEFA B, ja kriteret që duhen për t’u regjistruar

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për kursin e trajnerëve të licencës UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” ose 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Drejtoria Teknike në FSHF u bën thirrje të gjithë të interesuarit që të nxitojnë për t’u regjistruar, teksa ky kurs do të nisë më datë 20 shkurt 2023 dhe do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 20-25 shkurt, 13-18 mars, 24-29 prill dhe 22-27 maj.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë brenda afatit dokumentacionin si vijon:

– Diplomë e Shkollës së Mesme;

– Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekësor lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);

– Dy fotografi pasaporte;

– Fotokopje e ID ose e Pasaportës;

– CV që përfshin gjithë aktivitetin si ish-futbollist;

– Numër kontakti/ adresë e-maili.

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected], përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 15.02.2023 dhe aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Ata që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 euro. Pagesa kryhet pasi t’u jetë dërguar fatura përkatëse.

Për çdo informacion në lidhje me aspektet logjistike dhe organizative të Kursit të interesuarit mund të kontaktojnë Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected]

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...