Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

FSHF: Hasa u ftua në përfaqësuesen U-21 para ndeshjeve me Anglinë e Kosovën në 2022-shin

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me Luis Hasën dhe ftesën e bërë në drejtim të talentin shqiptar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare FSHF bën me dije se Hasës i është bërë ftesë për t’u bashkuar me U-21 e Shqipërisë që para ndeshjeve me Anglinë e Kosovën, në maj të 2022-shit.

Ndër të tjera federata ka publikuar edhe ftesën që i është bërë Hasës, ku duket edhe data 18 maj 2022.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon intensivisht punën e saj për rritjen, zhvillimin dhe monitorimin e talenteve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë me qëllimin e qartë për të pasur skuadra kombëtare sa më cilësorë dhe konkuruese. Në këtë kuadër, këtë javë ka filluar edhe projekti “Hap pas Hapi” nga Departamenti Teknik i cili në fokusin e tij punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Në të njëjtën kohë, prej vitesh FSHF ka ngritur një rrjet të madh skautësh për të evidentuar dhe ndjekur nga afër lojtarët e talentuar shqiptar që luajnë kudo nëpër botë. Ky rrjet skautësh, që rritet dhe zgjerohet muaj pas muaji, sinjalizon Departamentin e Ekipeve Kombëtare për elementët më të spikatur të cilët më pas ftohen nga ekipet tona nga U-15 deri te ekipi Kombëtar A.

Lexo edhe:

Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qenë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, sic shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Njëkohësisht lojtari vazhdon të jetë në planet e stafeve tona dhe dera vazhdon të mbetet e hapur jo vetëm për Luis Hasën, por për çdo talent shqiptar që e ndjen fanellën kuqezi. Ne e respektojmë zgjedhjen e tij, do ta respektojmë gjithmonë dhe e mbështesim në rrugëtimin e tij profesional.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...