Featured

FSHF i bën dhuratë kryeqytetit katër fusha të reja futbolli

Zgjerohet gama e ndërhyrjes infrastrukturore të FSHF-së për shtimin e terreneve sportive në Tiranë. Pas investimeve në 3 fushat e kompleksit “Skënder Halili” të Tiranës, punimeve dinamike në kompleksin Partizani, sot Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së miratoi edhe propozimin për fillimin e punimeve për ndërtimin e 4 fushave të reja në qarkun e Tiranës.

Këto fusha do të ndërtohen në kuadër të projektit të FSHF-së për “100 fushat” ku në bashkëpunim me subjektet që vënë terrenin në dispozicion do të bashkëfinacohet në vlerën 50%. Fushat që do t’i shtohen inventarit të Tiranës do të jenë më konkretisht në zonën e Prezës, Paskuqani, Arbanës dhe në kompleksin “Football Republic” në Petrelë.

FSHF do të vazhdojë të kërkojë bashkëpunimin e të gjitha bashkive të vendit, individëve apo shoqatave që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij projekti për të ndërtuar fusha të reja futbolli në të gjithë vendin.

Gjithashtu, FSHF fton të gjitha palët e interesuar që të aplikojnë për përfituar mbështetjen e Federatës për projektin “100 fushat”.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency