Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

FSHF, konsultë me klubet për ndryshimin e strukturës së kampionatit

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar takimet konsultative me klubet e Kategorisë së Parë për rishikimin e strukturës dhe formulës per 4 sezonet e ardhshme, 2019-2023.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, së bashku me Shefin e Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, njohën klubet me opsionet në lidhje me formulën e Kategorisë së Parë, për të pasur një garë sa më kompetitive deri në javën e fundit të sezonit.

Në të njëjtën kohë, skema e re synon që të nxisë klubet të përafrojnë kushtet sipas standardeve të licencimit, për të qënë sa më afër nivelit me klubet e Kategorisë Superiore. Sekretari Shulku dëgjoi me kujdes sugjerimet e përfaqësuesve të klubeve, dhe vendosi që t’i dërgohen variantet përfundimtare së bashku me sugjerimet përkatëse, për të marrë komentet përfundimtare deri më datë 5 qershor.

Propozimi final i dakordësuar do të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv për miratim.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...