Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FSHF, përgjigje zyrtare Koksh, shtyni Asamblenë

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një shkrese zyrtare të presidentit Armand Duka, i është drejtuar zyrtarisht KOKSH, ku i shpreh kundërshtimet e saj në lidhje me organizimin e Asamblesë së përgjithshme Zgjedhore të Komitetit Olimpik në 17 prill, duke kërkuar shtyrjen e saj dhe  duke dhënë edhe një zgjidhje për situatën e paligjshmërisë në të cilën lundron këto kohë olimpizmi shqiptar. Presidenti i Federatës Armand DUKA, në përgjigjen e tij ndaj një kërkese për shprehje mendimi nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar thekson se i ashtuquajturi Komision i Verifikimit dhe Etikës, ligjshmëria e të cilit është duke u shqyrtyar në gjykatë ka marë kompetencat e vetë asamblesë duke marë  vendime mbi pjesëmarrjen në asamble. Komisioni në fjalë, pak ditë më parë,  nëpërmjet një vendimi të parprecedent e skandaloz, përnjashtoi plot 23 federata nga Asambleja Zgjedhore e 17 prillit, përfshirë këtu edhe atë të Futbollit. Për këtë arsye institucioni qeverisës i futbollit shqiptar nëpërmjet presidentit Duka, kujton se nëpërmjet vendimeve aspak normale Asambleja Zgjedhore e Koksh rrezikon kuorumin për mbajtjen e saj, edhe pse në janar në pozita të tilla ndaluese zhvilloi në mënyrë të paligjshme asamblenë Statutore.

Në këto kushte Federata Shqiptare e Futbollit i propozon Koksh, se duke qenë se rrethanat e kësaj Asambleje Zgjedhore janë dukshëm nën një ndikim politik, dhe cdo vendim ndryshe cënon ligjshmërinë se tyre, rrugha më e drejtë është që asambleja e programuar për në 17 prill të shtyhet duke u marë dhe masat vijuese, në të ardhmen të thërritet një asamble e re, e cila fillimisht të zgjidhë problemin e anëtarisëisë së Koksh, resgjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Tiranë sipas ligjit dhe vetëm më pas mund të mbahet Asambleja e Përgjitithshme Zgjedhore. Letra ztyrtare e Presidentit të Federatës të Futbollit Armand Duka, mbyllet me bindjen se këto jana hapa të domsodoshëm për ti dhënë fund këtij kapitulli të shëmtuar në olimpizmin shqiptar.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...