Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

FSHF mbyll Elbasan Arenan, Kukësi e Partizani në “telashe”!

Stadiumi Elbasan Arena nuk do të jetë në dispozicion të Partizanit dhe Kukësit për të paktën dy javë pasi FSHF ka marrë vendimin ekstrem për të mbyllur stadiumin “Elbasan Arena” për të paktën dy javë. Shirat e shumtë të ditëve të fundit dhe për më tepër zhvillimi aty i ndeshjeve si pritës nga klubet e Partizanit dhe Kukësit, ka bërë që në institucionin e futbollit shqiptar të mbyllin stadiumin për të mos rënduar edhe më tepër gjendjen e tapetit.

Ndaj edhe me shumë gjasa, tashmë ndeshjet mund të spostohen në Shkodër, e ndoshta Durrës, ndërsa në funksion pritet që të vihet edhe “Selman Stërmasi”, aq më tepër që po afrojnë edhe ndeshjet e kombëtares kuqezi. Në këtë mënyrë Kukësi do të jetë i detyruar të luajë në Shkodër ndërsa Partizani në Selman Stërmasi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...