Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

FSHF mirëpret UEFA Development U16 për vajza, kalendari i plotë i sfidave

Turneu ‘UEFA Development U16’ për vajza do të ngrejë siparin e shumë turneve që do të zhvillohen në Shqipëri gjatë këtij viti. FSHF do të organizojë në bashkëpunim me UEFA-n, disa turne zhvillimorë. Por edhe disa turne të fazave kualifikuese për djem e vajza, apo edhe turneun ‘Elitë’ për djemtë e moshës U17.

Do të jetë pikërisht turneu zhvillimor për vajzat e moshës nën 16 vjeç, të drejtuara nga Agustin Kola, që do të nisë këtë fushatë ‘turnesh’ në Shqipëri. Përveç Shqipërisë U16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe Moldavisë. Të gjitha takimet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, nga data 7 deri më 12 mars.

Lexo edhe:

Ndeshja e parë do të jetë Kosovë-Andorra, me sfidën që nis në ora 11:00. Po më 7 mars, Shqipëria e Agustin Kolës do të përballet me Moldavinë (14:30). Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 9 mars. Andorra-Moldavi është planifikuar të luhet në ora 11:00. Ndërsa Shqipëri-Kosovë në ora 14:30.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup, do të luhen më 12 mars. Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorrës (09:30). Më pas Moldavi-Kosovë në ora 12:30. Në ditët në vijim, trajneri Agustin Kola do të zbardhë listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Prej disa javësh, FSHF ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë turne të rëndësishëm europian për moshat. Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe me UEFA-n, që vijon t’i besojë institucionit të futbollit shqiptar aktivitete kaq të rëndësishme sportive.

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’

7 MARS

Kosovë U-16 – Andorra U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

9 MARS

Andorra U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

12 MARS

Shqipëri U-16 – Andorra U-16, 09:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

Moldavi U-16 – Kosovë U-16, 12:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...