Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë një nga partnerët në organizimin e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit. Që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 24 qershor-2 korrik 2023.
Organizatorë të këtij kampionati, janë Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar. Ndërsa FSHF e ka mirëpritur ftesën për t’u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Zguro firmos me kampionët, zyrtarizimi të hënën
- Shtatë vite me fanellën e Dortmund, Bayern u “rrëmben” një tjetër element verdhezinjve
- Merr fund makthi i Berishës, e pret ish-skuadra e Andrea Pirlos në Turqi
- Konfirmohet lajmi i SuperSport, Nexhipi zyrtarizohet në Turqi
Një aktivitet që do të sjellë në Shqipëri rreth 28 ekipe universitare nga e gjithë Europa, djem dhe vajza, që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Teksa do të marrë pjesë edhe një ekip nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.
Ndeshjet e djemve do të luhen në formatin 11×11, kurse ato të vajzave në formatin 7×7.
FSHF si partnere e këtij kampionati, do të vërë në dispozicion fushat në Shtëpinë e Futbollit dhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, ku do të zhvillohen ndeshjet si edhe bazë materiale.
Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit do të sigurojë arbitra për ndeshjet dhe do të asistojë në organizimin e kampionatit, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe ndërkombëtare që stafi FSHF-së ka në zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrje kaq të madhe.
