Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, ka mbërritur në fazën gjysmëfinale. Me katër ekipet që u kualifikuan pas ndeshjeve të turit çerekfinal dhe garojnë për titullin kampion. Sakaq, këtë javë janë luajtur edhe finalet për dy trofetë e tjerë: Kupa Kategoria e Dytë dhe Kupa Oktapus.
Në garën play-off që quhet “Kupa e Kampionit”, janë luajtur katër ndeshjet çerekfinale të këtij edicioni me sfidat që u zhvilluan në fushat e Shtëpisë së Futbollit dhe Tirana United.
Prestige siguroi kalimin për në katërshe, pasi mundi Novan me rezultatin 2-1. Në gjysmëfinale do të ketë përballë FC Dussel. Kjo e fundit u kualifikua pas një ndeshjeje shumë të fortë më ATS, që u mbyll në barazim 0-0. U deshën penalltitë për të përcaktuar ekipin që kalon turin.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Edhe sfida tjetër mes Dajtit dhe Vila L ka qenë tejet e ndezur, teksa u mbyll në barazim 0-0. Nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të saktë lojtarët e Vila L, duke triumfuar 4-2. Ndërkaq, Vila L do të sfidojë në gjysmëfinale Kastriotët, që mundën me goleadë KKD 7-2. Ndeshjet e turit gjysmëfinal për Kupën e Kampionit do të luhen më datë 18 maj.
Po këtë javë u luajtëm edhe dy ndeshjet finale, që shpallën fituesit e dy trofeve të tjera të FSHF Sunday League Albania. Kupa Kategoria e Dytë u fitua nga Oktapus që mundi pas penalltive Elso. Koha e rregullt mbaroi në barazim 0-0. Finalja për Kupën Oktapus ishte një tjetër histori. Ferraj mposhti 3-0 Jata Market duke rrëmbyer trofeun.
Gjithashtu, është përcaktuar edhe finalja e FSHF Cup për këtë edicion me ndeshjen Panthers Shkodër-Hidro Alfa. Dueli do të luhet më datën 19 maj.
FSHF Sunday League Albania
Kupa e kampionit
Turi çerekfinal
Prestige-Nova 2-1
ATS-FC Dussel 0-0 (4-5 me penallti)
Dajti-Vila L 0-0 (2-4 me penallti)
Kastriotët-KKD 7-2
Turi gjysmëfinal
Prestige-Dussel dt. 18.05.2023, ora 19:30
Kastriotët-Vila L dt. 18.05.2023, ora 21:00
