Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF Sunday League/ Roamel feston titullin e dytë radhazi, mund në finale Dajtin

Roamel ka fituar për të dytën herë radhazi trofeun e FSHF Sunday League, në edicionin e tretë të kampionatit 9×9, me rezultatin 2-3, që u vendos nga penalltitë.

Fraksioni i parë i kësaj finalje është dominuar në pjesën më të madhe nga Roamel. Deri në minutën e 25’ të dyja ekipet tentuan, por më këmbëngulës ishin lojtarët e Roamel, të cilët përfituan nga gabimet e mbrojtjes së Dajtit dhe rrezikuan portën e Bahollit, gjithsesi nuk ia dolën të shënonin, duke e mbyllur këtë fraksion me barazim pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi me Roamel më dominues. Me emra si Vangjeli dhe Sheta që rrezikuan portën e Bahollit, por fati nuk ishte me ta. Roamel do ta mbyllte këtë fraksion me një lojtar më pak, pasi Guza mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë karton të kuq në minutën e 50’ dhe la ekipin e tij me 8 lojtarë në fushën e lojës.

Pas daljes së Guzës nga fusha e lojës ishte Dajti që tentoi të gjente rrugë drejt rrjetës, megjithatë pa sukses. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Mahmutaj rrezikoi portën e Xhaferrit, por ky i fundit reagoi mjaft mirë dhe e ndali atë goditje.

As koha shtesë nuk u mjaftoi skuadrave që të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke e çuar ndeshjen te penalltitë, duke gjetur në këtë mënyrë fituesin e finales së edicionit të tretë te FSHF Sunday League.

Formacionet si luajtën Dajti-Roamel:

Dajti: Baholli, Kukeli, Hajdari, Skaci, Shehu, Babaj, Dajti, Mahmutaj, Qefalia.

U aktivizuan: Allushi, Teodori, Murja, Lala

Trajner: Algert Hurdha

Roamel: Xhaferri, Kristo, Sheta, Mila, Januzi, Caushaj, Guza, Vangjeli,  Lama.

U aktivizuan: Jakupi, Bengu

Trajner: Akil Jakupi

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...