Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Fshihen bomberat”, i përfaqëson Plaku në javën e parë

Në kërkim të një “bomberi”, logo që mbetet e pandryshuar edhe pas javës së parë të kampionatit, diferenca të ngushta, pak gola dhe mbi të gjitha shumë pak, vetëm një nga qendërsulmuesit, ata që qëndrojnë në majë të skuadrës dhe mision kryesor kanë pikërisht atë, gjetjen e rrjetës.

Krasniqi dhe Hebaj nuk arritën ta nisnin me gol në Skënderbeu – Partizani, nota pozitive për 22-vjeçarin e Skënderbeut, edhe pse në fundin e ndeshjes u detyrua t’i linte vendin Oto Johnit, që mbetet një kërcënim për vendin e titullarit. Shkodrani pak u pa në radhët e Partizanit, ndoshta edhe për faktin se pak u shërbye. Për të dy, festa e parë e këtij kampionati shtyhet për më vonë.

Në Kukësi- Laci, shënojnë dy mesfushorë, braziliani Melo, që bën debutimin me gol në kampionat, dhe Regi Lushkja, një lojtar gjithmonë protagonist për ngjyrat e Laçit. Edhe Cungu e Mërgjyshi, duhet ende të presin që të shënojnë qendërsulmuesit, edhe pse nën urdhrat e shkodranit është një emër që ka goxha “feeling” me Superioren, Reginaldo.

Rrjeta të paprekura në Teuta – Flamurtari, ku nëse do të kuotoheshin, koificientin më të ulët për të gjetur golin duhet ta ketë pasur Tomislav Bushic, qendërsulmuesi tek i cili vazhdojnë të besojnë për vitin e tretë radhazi në Vlorë. Luftëtari – Kastrioti vendoset nga një penallti e transformuar në gol nga një tjetër mesfushor, Mziu, ndërsa i vetmi takim ku gjejmë golin e “bomberit”, është ai i kryeqytetit mes Tiranës dhe Kamzës. Nuk është një gol bardheblu, Sentamu në fakt nuk është një qendërsulmues, dhe i improvizuar i tillë, kostumi i Ngoo i rri i madh, por nga Sebino Plaku. Eshtë ai i vetmi që mban lart flamurin e “bomberave” në këtë javë të parë, të tjerët duhet të presin, është ende fillimi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...