Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ftesa e Casemiros për Neymar: Je i mirëpritur te Reali i Madridit

casemiro

Casemiro fton Neymar tek Reali i Madridit. Pas kapitenit Sergio Ramos i cili pak ditë më parë u shpreh se sulmuesi i PSG  është i mirëpritur në radhët e Los Blancos, një tjetër futbollist i klubit merengues, mesfushori Casemiro shpreh të njëjtën dëshirë. Casemiro është shok skuadre në radhët e kombëtares së Brazilit me Neymar e sheh 25-vjeçarin si përforcimin ideal.

“Neymar është fantastik. Ai e di shumë mirë se cfarë duhet të bëjë në fushë. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe tek Reali ai do të ishte gjithnjë i mirëpritur. Sidoqoftë personalisht shpresoj të vijë tek Reali, por   për momentin ndihet mirë tek PSG.”

Kohët e fundit po përfliet gjithnjë e më shumë për një transferim të mundshëm të Neymar tek Reali i Madridit, madje një lëvizje të tillë mediat e shohin si të mundshme që në verë edhe pse momentalisht nuk mund të flitet për gjëra konkrete.  Ndërkohë përsa i përket shanseve që ka Brazili për ti shkuar deri në fund Botërorit, Casemiro u shpreh.

“E dimë shumë mirë që në Botëror të gjithë duan të mundin Brazilin. Gjithsesi ne kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund ti shkojmë deri në fund aventurës në Rusi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...