Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ftesa e munguar nga kombëtarja, Asani i bashkohet Maqedonisë dhe pret të sfidojë Italinë

Prej vitesh, Jasir Asani priste një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë teksa futbollisti nga Shkupi gjithnjë kishte shprehur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi. Shanset e tij për një grumbullim dukej se u rritën në momentin kur u largua nga Superiorja teksa la Partizanin për t’u zhvendosur në Hungari te ekipi i Kisvardës.

Megjithatë, ftesa nuk mbërriti kurrë dhe tashmë ajo që ka përfituar është kombëtarja e Maqedonisë së Veriut. Trajneri Blagoja Milevski ka shpallur listën e lojtarëve të cilët do të ndeshen me Italinë në kuadër të Play-Off-it për Botërorin e Katarit më datë 24 mars, ndërsa tekniku 50-vjeçar ka bërë të ditur në konferencë se është në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur grumbullimin e Asanit.

“Pritet konfirmimi i FIFA-s për Asanin. Ai nuk luan për Shqipërinë, sigurisht që i duhet një procedurë e plotë rreth ndryshimit të pasaportës sportive”, u shpreh Milevski.

Në këtë formë, në rast se gjithçka mbyllet në kohë, atëherë Asani do të bashkohet me kombëtaren e Maqedonisë në gatishmëri për sfidën e madhe dhe historike ndaj Italisë. Por, edhe nëse diçka e tillë nuk ndodh, sërish 26-vjeçari pritet të bëhet në vijim një nga asetet më të vlefshme për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...