Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fulhami godet në merkato, firmos me shkatërruesin portugez

I ngjitur rishtazi në Premier League, Fulhami vijon të tregohet aktiv në merkato, pasi synon ndërtimin e një ekipi që të mund të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Pasditen e sotme klubi ka zyrtarizuar edhe firmën me mesfushorin portugez, Joao Palhinha, i cili vjen nga Sportingu i Lisbonës, ku luan prej vitesh, por në dy sezonet e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm.

Mesfushori shkatërrues 26-vjeçar u shfaq mjaft i lumtur që do të luajë në Premier League me Fulhamin dhe premtoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat.

“Jam krenar që kam firmosur me Fulhamin dhe do të luaj në Premier League, një nga kampionatet më të fortë në botë. Kisha oferta të shumta, por më joshte ideja që të luaj në Angli, ndaj premtoj se do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën në fushë”, deklaroi portugezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...