Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Fullkrug e bëri për spital, tifozi i pafat: Këndova himnin në barelë!

Ndeshja Gjermani-Skoci (5-1), e cila ishte premiera e Evropianit, la pas momente të shkëlqyera futbolli, por edhe histori të pazakonta. Në njërën prej tyre është përfshirë edhe sulmuesi i Gjermanisë, Niclas Füllkrug. Sipas “Bild”, sulmuesi i Borussias së Dortmundit u përfshi në një incident kurioz me një tifoz të “Mannschaft”-it.

Füllkrug ishte duke praktikuar gjuajtjet në portë gjatë ndeshjes Gjermani-Skoci dhe një nga ato goditje aksidentalisht goditi një tifoz të ulur në tribunë.

Një anëtar i klubit të tifozëve të kombëtares gjermane, Kai Flathmann, theu dorën pasi u godit nga topi i gjuajtur nga Füllkrug gjatë ngrohjes.

Lexo edhe:

Tifozi ishte ulur në rreshtin e parë, pranë portës në “Allianz Arena”. Aq e fortë ishte goditja, sa i dëmtoi rëndë dorën e majtë.

Tifozi i lënduar tregon për “BILD” se si ishte ai moment dhe veprimet e tij të mëpasshme:

“Këndova himnin në barelë. Nuk mund të qeshja e as të qaja, për fat të keq m’u desh të hiqja dorë nga ëndrra ime për të ndjekur ndeshjen hapëse. Por kur Fülle të thyen dorën…?”

Tifozi 43-vjeçar e ka postuar atë që ndodhi në Instagram dhe i hoqi përgjegjësitë sulmuesit të kombëtares:

“Më kontaktoi edhe DFB. Kam mbetur pa fjalë, ishte çmenduri. Faleminderit të gjithëve që më shkruan dhe më uruan që të shërohem shpejt!”

Edhe sulmuesit të Dortmundit, Füllkrug i erdhi shumë keq për incidentin dhe do të kontaktojë tifozin gjerman për t’i kërkuar ndjesë dhe për t’i dërguar një dhuratë për dëmin e shkaktuar.

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...